Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Gjilan, saktësisht përballë lokalit Ten Ten.
Në aksident janë të përfshira dy vetura, teksa Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti i përplasjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Indeksonline njofton se nga ky aksident janë lënduar lehtë dy persona.
Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor dhe menjëherë janë liruar për në shtëpi.
Shkak i aksidentit, siç njofton Hashani, dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë./Indeksonline/