Një tjetër mrekulli raportohet nga mediat turke në këto momente, ku një 4 vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një pallati në Izmir.

Vogëlushja e identifikuar se Ayla Gezdin është nxjerrë mëngjesin e sotëm e gjallë nga ekipet e shpëtimit, ndërkohë që u ka dhuruar një buzëqeshje këtyre të fundit.

Ayla ka qenë e ndërgjegjshme dhe ka treguar se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja. Sakaq ajo ka marrë ndihëm e nevojshme nga shërbimet shëndetësore, pasi ajo ka qëndruar për 4 ditë nën rrënoja pa u ushqyer.

Autoritetet raportojnë se buzëqeshja e saj i ka dhënë shpresë ekipeve të kërkim-shpëtimit për të vijuar më tej me operacionet për të gjetur të zhdukurit.

Ayla Gezdin është personi i 107 që nxirret shëndoshë e mirë nga rrënojat, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 100.