Një vetaksident ka ndodhur pasditën e sotme në qytetin e Gjilanit, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, i cili ka thënë se vozitësja e veturës ka pësuar lëndime të lehta, raporton Gazeta Sinjali.
“Po është e vërtet ka ndodhë një vetaksident ku një veturë në lëvizje e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku vozitësja ka pësu lëndime të lehta dhe janë shkaktu dëme materiale. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat se si ka ardhë deri te aksidenti”, tha Hashani.
Ndërkohë në një nga mediet lokale në Gjilan, është publikuar edhe video në të cilën shihet saktësisht se si ndodhi vetaksidenti.






