Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Krajl Petra” në Mitrovicën e Veriut, ku Marko Bigovic, 29-vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta babain dhe vëllain e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Pas ngjarjes, nën shoqërimin e Policisë Bigovic është dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor.
Sinjali ka siguruar pamje nga momenti kur Policia e nxjerr të prangosur nga spitali 29-vjeçarin, e ku para spitalit të pranishëm janë edhe shokët e vëllait të tij që mbeti i vrarë, të cilët i janë vërsulur të dyshuarit për ta sulmuar në sy të Policisë.
Bigovic dyshohet se vrau vëllain dhe babain pas një mosmarrëveshje në familje.
Sipas informatave të para, i njëjti është përdorues i narkotikëve.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.