Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident mes tri veturave paraditen e sotme në Fushë-Kosovë, njofton Llapi.info.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy nga tre veturat e përfshira kanë qenë të parkuara.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete( një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara)Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Llapi.info ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit:






