Lokale - eSIMy

Kanë kaluar 23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet e policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë.

Pikërisht në këtë datë të vitit 1999-të sekretari i atëhershëm i Aleancës Veriatlantike Javier Solana kishte dhënë dritën e gjelbërt për fillimin e sulmeve.

 

“Posa i urdhërova komandantit suprem të forcave aleate gjeneralit Clark, të iniciojë operacionet ajrore në republikën federale të Jugosllavisë”, kishte thënë Solana në atë kohë.

E ky vendim ishte përkrahur nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton.

“Sot ushtria amerikane iu bashkua aleatëve tanë në sulmet ajrore kundër forcave serbe, që janë përgjegjëse për brutalitetin që po ndodh në Kosovë”.