Lokale - eSIMy

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është liruar gjatë ditës së sotme pasi që ishte arrestuar të hënën, për shkak të një aksioni që kishte bërë PSD-ja tek zyret e ZRrE-së.

Molliqaj ka reaguar me një shkrim, duke thënë se Qveria Kurti vendimeve të padrejta po iu përgjigjet me mendësi autoritare.

“Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim”, tha Molliqaj.

Po ashtu, ai tha se pushteti po e përdorë policinë ndaj protestave paqësore.

“Ndaj një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë. Ndaj protestuesve që u nxorrën me dhunë, pushteti urdhëroi mbajtje 48 orëshe pa ekzistuar asnjë rrethanë ligjore për një vendim të tillë”, ka shkruar Molliqaj.