Lokale - eSIMy

Dardan Molliqaj ka vazhduar me akuzat ndaj deputetit Glauk Konjfuca se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Molliqaj ka thënë se Konjfuca ka shërbyer në SHIK nga viti 2001 dhe ka marr një pagë prej 150 marka, raporton Indeksonline.

“Sektori në të cilin ka punuar ka qenë përpunimi i të dhënave. Vet letrat që kanë ardh prej tereni tregojnë këtë, një prej letrave ishte me të dhënat që vinin nga Lugina se kush ku po ndalet. Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK-u ishte paga e ultë dhe pastaj vazhdoi dika tjetër. Këto dhe shumë të tjera tregojnë se Glauk Konjufca ka qenë pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Glauku me bashkëpunëtorët e tij të parë po heziton të tregoj të vërtetën. Besoj se SHIK ka kryer vepra kriminale, por dikush që akuzon dikë, ai person është i rrezikshëm në politikë dhe sigurisht që do të bëj veprimin tjetër. Glauk e di që nuk të mbron Kadria, as njerëzit tjerë të SHIK-ut. Glauk shokët tu janë përkujdes që ta lëshojnë Burdushin nga burgu, por janë dhjetëra deputetë që e dinë që ke qenë në SHIK.

Ka njerëz që munden edhe mos me besu, por kredibiliteti politik ka rënë tërësisht sepse ke prapa njerëz që e dinë se janë të vërteta që këto që i thash. Krejt ne e dimë që ti ke qenë në SHIK, e tash mundesh me shku te burdushi dhe e kalon edhe këtë krizë, sikurse krizat tjera”, ka thënë Molliqaj.