Ani pse ka kohë që i ka ndarë rrugët me VV-në, Dardan Molliqaj u prezantua me “Ne si Vetëvendosje”.

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj këtë të enjte në emisionin debatues “Click” në RTV21 ia ngatërroi emrin partisë së tij, kur ishte duke folur për veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës.

“Ne si Vetëvendosje…më falni si PSD”, tha Molliqaj.