Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se Gjykata Special është krijuar për t’i dënuar drejtuesit e UÇK-së.

“Të gjithë ata që janë naiv dhe besojnë në idenë e drejtësisë, këtu nuk ka me u vendos drejtësi. Ka me dënu përpjekjen tonë për liri dhe me barazu krimin e Serbisë me Kosovën, jo në kuptimin e numrit, po të qëllimit dhe metodës dhe duke dënuar udhëheqjen e UÇK-së, të kriminalizohet komplet lufta. Jam thuajse i bindur që gjykata do të ketë vendime dënuese për një pjesë të madhe të drejtuesve të UÇK-së”, ka thënë ai në Reporteri.


Molliqaj thotë se gjykatë është politike dhe nuk mendon se duhet të ketë bashkëpunim me të.

Kreu i PSD-së ndërsa ka folur për arrestimet e Speciales ka thënë se po gjykohet përpjekja për liri.