Lokale - eSIMy

Luka Modric ka folur hapur duke thënë se Cristiano Ronaldo dhe golat e tij i mungojnë në këtë sezon Real Madridit.

Ronaldo u largua në verë në drejtim të Juventusit dhe ky largim ka ndikuar shumë te Mbretërit, pasi kanë 26 gola më pak se tani në këtë kohë.

Këtë largim e ndjen edhe ylli kroat, Modric, i cili ka folur për mungesën e portugezit te Reali.

“Cristiano është një lojtar që çdo ekipi do t’i mungonte. Kërkimi për një zëvendësues të tij është pothuajse i pamundur”, ka thënë fillimisht Modric.

“Sigurisht që ne e ndjejmë mungesën e tij, duke pasur parasysh gjithçka që ai bëri për klubin. Ajo që klubi u përpoq të bënte ishte ndarja e barrës midis lojtarëve dhe kjo nuk është e lehtë”.

“Cristiano shënoi 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë tjetër që mund ta bëjë këtë”.

“Kjo është arsyeja pse mendoj se shënimi është problemi ynë më i madh këtë sezon”./

“Për shembull, në ndeshjen e Copa del Rey kundër Barcelonës kemi krijuar shumë shanse, por një rival me cilësinë e tyre të ndëshkon”.

“Cristiano nuk është këtu, kështu që nuk mund të ankohemi për dhjetë vitet e ardhshme që nuk e kemi atë”, përfundoi kroati.