Moderatorja e RTK-së, Edona Musa gati sa nuk ka shpërthyer në lot derisa ka dhënë lajmin për vdekjen e koleges së saj, Ardita Sylejmani-Bllaca.
Gazetarja e RTK-së me prejardhje nga Gjilani, Ardita Sylejmani ka vdekur sot në Budapest të Hungarisë, pas komplikimeve gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.
Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.
Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur. Më poshtë keni momentin kur Edona Musa jep lajmin për vdekjen e saj.