Lokale - eSIMy

Gëzim Mustafa, mjek nga Podujeva, është ndër mjekët më të njohur në vend.

Ai është shef i Qendrës Emergjente në QKUK, shkruan Llapi.info.

Mjeku Mustafa ka publikuar pamje të ngrënies së iftarit bashkë me kolegët e tij kujdestarë në QKUK.

E për këtë ka reaguar hoxha llapjan, Muhamed Fazliu.

Ne një shkrim të tij, Fazliu e ka cilësuar si gjest shumë të mirë agjërimin e mjekëve.

“Gezim Mustafa shef i qendres emergjente QKUK Prishtinë, se bashku me mjeket tjere te nderuar Allahu ua pranofte agjerimin. Specialistet dhe profesionistet me te mire ne vendin tone, praktikues te fese ISLAME. Paksa e rende kjo per perqaresit dhe te pafetë!”, ka shkruar hoxha Muhamed Fazliu.