Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka bërë përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit së dimrit, njofton Llapi.info

Mirëmbajtjen e rrugëve në Podujevë edhe këtë vit do ta bëjë e njëjta kompani “Bini”.

Kështu ka thënë për Llapi.info shefi i Zyrës për Informim në Podujevë, Nazmi Elezi. Sipas tij, kompania e kontraktuar ka kontratë dy vjeçare.

“Mirëmbajtjen e rrugëve lokale në territorin e Komunës së Podujevë, gjatë periudhës së dimrit do ta bëjë kompania e angazhuar vitin e kaluar, e cila ka kontratë dyvjeçare me Komunën e Podujevës”, ka thënë ai.

Më tej ai ka shtuar se kostoja e pagesës për kompaninë bëhet në bazë të intervenimeve dhe vëllimit të punës.

“Kostoja e kompensimit – pagesës varet nga numri i intervenimeve dhe vëllimi i punës së kryer nga kompania në pastrimin e rrugëve nga bora (shprehur në metra katror), në bazë të çmimit të përcaktuar me kontratë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, vitin e kaluar për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë Komunë e kanë kundërshtuar opozitarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, ata kishin organizuar edhe një aksion me lopata duke liruar trotuaret publike rrugëve kryesore, pasi kompania e kontraktuar nuk kishte bërë lirimin e tyre, gjë që paraqiste problem për këmbësorë. /Llapi.info