Partitë Popullore Evropiane sot e kanë miratuar rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo u bë e ditur nga nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shqipe Mjekiqi, partia e secilës është anëtare e EPP-së.
“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo në Twitter.






