Në seancën e sotme është miratuar buxheti për vitin 2023 i komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ky buxhet është mbi 27 milionë euro, njëherësh edhe më i larti në histori.
Postimi i tij:
Miratohet buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2023 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2024-2025. Ky njëherit është buxheti më i madh në histori të Komunës së Podujevës, prej 27.406,567. 💶
Me drejtorët komunal kemi punuar me përkushtim maksimal në hartimin e buxhetit, që ky buxhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, pa e veçuar asnjë lokalitet e duke u bazuar vetëm në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Urime të gjithë qytetarëve dhe na priftë e mbara!






