Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Hilmi Hoxha, e ku e pranishme ishte edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, anëtarët e ekzekutivit dhe asamblistë, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.
Gjatë punimeve të mbledhjes së sotme të kuvendit komunal u diskutuan dhe u miratuan pika të ndryshme të cilat ishin paraparë për rend dite.
Kuvendi komunal miratoi; Propozim vendimin për caktimin e normave të tatimit në pronë për vitin 2023, Propozim Rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një (1) vit të pronës së paluajtshme të Komunës, Propozimet për zëvendësimin e 2 (dy) anëtarëve të Komitetit për Komunitete (pas dhënies së dorëheqjes nga dy ish anëtar/e të Komitetit nga radhët e Komuniteteve jo shumicë), ku pas tërheqjes së anëtareve Albina Avdiut dhe Muhamet Sadiku, u zëvendësuan me anëtarët e rinj të propozuar të komunitetit Naile Ahmeti dhe Selver Rama.
Gjatë mbledhjes së kuvendit u miratuan edhe tri pikat e rendit të ditës të cilat ishin propozuar në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa,
Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi dhe montimi i serrave” , Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi me mekanizëm bujqësor” dhe Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi me mëshqerra”.
Ndërsa pika të cilat u diskutuan nga asamblistët dhe anëtarët e ekzekutivit janë; Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, për pasqyrat financiare të Komunës së Podujevës për vitin 2021 – Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Zyrës Kombëtare së Auditimit, Raporti Financiar janar – qershor 2022, Diskutim lidhur me furnizimin me ujë të pijes si dhe informata e e Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2021/2022.
Gjatë pikës së ndryshme asamblistët ngritën çështje të ndryshme lidhur me shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, gjithashtu këshilltarët komunal parashtruan edhe disa pyetje në drejtim të drejtorëve komunal për çështje të ndryshme./Llapi.info