Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të martën.
Sipas njoftimit, çmimet janë të njëjta me ditën e hënë dhe të diel.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63 € për litër
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 19/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
MINT-i cakton çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë së Kosovës