Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takimin ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se më 1 shtator do të hapen dy institucione të reja arsimore në Podujevë.

Postimi i plotë:

Sot bashkë më Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu zhvilluam bashkëbisedim me personelin arsimor në Podujevë për përgatitjet finale për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/23 dhe politikave të reja në arsim.

Ministren Nagavci e njoftuam lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe për hapjen e dy institucioneve të reja arsimore që do të jenë të gatshme nga 1 shtatori, shkollën e re në fshatin Balloc dhe çerdhen e re pranë shkollës teknike.

Theksova se Komuna e Podujevës ka prioritizuar fushën e arsimit, ku investimet kapitale në buxhetin e vitit 2023 në këtë fushë janë shumëfishuar krahasuar me vitet paraprake.

Ndërsa ministrja Nagavci na njoftoi për politikat e reja të arsimit të hartuara ngs Qeveria e Kosovës, ligjin e pagave, investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, licencimin e mësimdhënësve dhe masat që janë ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë në shkolla.

Ministren Nagavci e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin!