Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Me këtë rast, Nagavci ka vizituar edhe shkollën fillore “Naim Frashëri”, e cila gjendet në qytet. Kështu ka njoftuar kjo shkollë në një postim në Facebook, ku është bërë e ditur se ministrja është pritur nga drejtori i shkollës, Besnik Uka.
“Sot në shkollën tonë ishte për vizitë zyrtare Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Shkolla jonë ishte e nderuar me vizitën e #MINISTRES, ku u prit nga drejtori dhe ekipi i tij. Drejtori Besnik Uka, i shprehi mirë se ardhje në komunën tonë dhe veçanërisht në SHFMU “Naim Frashëri” Podujevë! Ministrja Nagavci, u zotua për bashkëpunim dhe përkrahje në realizimin e qëllimeve dhe objektivave sa i përket çështjeve arsimore”, thuhet në njoftim./Llapi.info






