Lokale - eSIMy

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka  bërë thirrje që mos krijohet panik sepse ka mjaftueshëm rezerva ushqimore.

“Jemi në kontakt me furnizuesit e rezervave shtetërore. Situata është nën kontroll, nuk duhet të jemi në një situatë që të kemi panikë . Dua të ju konfirmoj qytetarëve që rezervat shtetërore janë të ruajtura si gruri, nafta dhe barërat” , tha ajo.

Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që kompanitë publike të cilat ofrojnë shërbime publike të punojnë.

“Dua të potencoj, është e rëndësisë së madhe që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime esenciale të kryejnë  këto shërbime.  Si KEDS, KEK, Kost

Ajo ka folur edhe për angazhimet e departamentir për Mbrojtjen e Konsumatorëve,  Ispektioratit të tregut dhe të punës. Ajo ka thënë se i kanë pranuar 1 mijë thirrje me ankesa kryesisht për rritje të cmimeve të produkteve ushqimore. ”

“Situata është shumë e mirë kemi raportimet dy  herë në ditë nga inspektorati tregut dhe i punës.  Kemi filluar me pranimi dhe adresimin e konsumatorëve. Kemi pranuar 1000 thirrje, kryesisht ankesa me ngritje të çmimeve në veçanti ato ushqimore”, tha Hajdari./eo