Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim, Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak.

Në këtë takim ministrja i ka shprehur indinjatën për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Takimi i sotëm me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shërbeu për të shprehur qartazi indinjatën tonë me padrejtësinë dhe vonesat e tejzgjatura për agjendën e liberalizimit të vizave, të drejtë të cilën Kosova e ka fituar me përmbushjen e të gjitha kritereve”, ka thënë ajo.

Tutje kryediplomatja kosovare ia ka shpalosur qëndrimin unik të Kosovës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke mes dy shteteve.

“Po ashtu shpalosa qëndrimin unik të Kosovës për gatishmërinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në koordinim të plotë me ShBA-të dhe me ndihmën e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Kosova, historikisht dhe gjeografikisht i përket Evropës dhe është e vendosur që të zë vendin e vet të merituar në…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Donnerstag, 18. Juni 2020