Ministria e Financave ditë më parë ka bërë njoftimin për një Re-tender.

Dikasteri që udhëhiqet nga Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kërkon të furnizohet me një dron, shkruan IndeksOnline.

Pas skandaleve që ndodhen në këtë Ministri ditë më parë, sa i përket 2 milionëshit, Bajrami duket të jetë me e kujdesshme me punonjësit e saj.

Përmes këtij tenderi, ministrja Bajrami ka kërkuar të blejë një dron, për Departamentin e Tatimit në Pronë, shkruan IndeksOnline.

Për kontraten “Furnizim me Fluturake (Dron), Trajnimi dhe mbështetja e stafit të Departamentit – Tatimi në Pronë – R”, janë ndarë 17 mijë e 500 euro.

Po të njëjtën kërkesë, Ministria e Financave pati shpallur tender edhe më datën 14 të këtij muaji, porse i njëjti është anuluar vetëm disa ditë më pas.

 “Anulimi i këtij aktiviteti bëhet pasi që asnjë Operator Ekonomik nuk ka ofruar ofertë të përgjegjshme”, pati njoftuar prokurimi disa ditë më parë.

Ndërkohë që afati i fundit për pranimin e tenderëve është më 06.11.2020.