Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka njoftuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka konfirmuar ligjshmërinë e Hartës Zonale të kësaj Komune, shkruan Llapi.info.

Në njoftim komunal thuhet se duke pasur parasysh peshën dhe ndikimin e dokumentit, drejtoria përkatëse ka mbajtur takime me qytetarë të zonave të ndryshme ku është diskutuar dhe punuar bashkërisht në hartimin e dokumentit.

“Harta Zonale është dokumenti më i rëndësishëm që rregullon shfrytëzimin e hapësirës për territorin e komunës. Procesi i hartimit të Hartës Zonale është miratuar javën e kaluar nga Kuvendi Komunal, gjithashtu ligjshmëria e Hartës Zonale është konfirmuar edhe nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL). Komuna e Podujevës tani ka Hartën Zonale e cila definon saktë secilën pjesë, zonë, lloj dhe destinim për shfrytëzimin e hapësirës së saj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Miratimi i kësaj harte është bërë në seancën e fundit të Kuvendit të Podujevës. Pro kanë votuar partitë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK, kurse kanë abstenuar LDK dhe AAK./Llapi.info