Lokale - eSIMy

Ministria e Diasporës rekomandon bashkatdhetarët që vijnë t’i kalojnë pushimet në vendlindje, që paraprakisht, para se ta marrin rrugën për në Kosovë, ta konsultojnë ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrën kombëtare të menaxhimit kufitar, e cila për çdo ditë pasqyron situatën në pikat kufitare, duke treguar edhe për kohën e pritjes, transmeton Llapi.info.

Ministria ka lënë në dispozicion edhe një numër kontakti në Beograd dhe email adresën e Ministrisë për  çfarëdo problemi ose halli që mund t’u paraqitet gjatë rrugës e që bashkatdhetarët menjëherë t’i njoftojnë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në: + në +38166247743 dhe [email protected], por edhe Ministrinë e Diasporës në:[email protected].