Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur konferencën “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”, që ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë.
Ministri Shala ka theksuar se Komisionin Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, institucional dhe ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme.
“Një falënderim i veçantë për Komisionin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për institucionet e Qeverisë së Kosovës si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes që ofrojnë për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësisë përmes projekteve të ndryshme. Shembull konkret për këtë kemi programin e COSME-s që ka për synim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ka thënë ministri Shala.
Ministri ka bërë të ditur se programi në fjalë është një mundësi e mire për të promovuar ndërmarrësin dhe për te përmirësuar ambientin afarist për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.