Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiq, ka deklaruar se nuk pret që çështja e Kosovës të zgjidhet në vitin 2019, pasi siç thotë ai, situata është e komplikuar shumë.
Ljajiq ka thënë se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe, e ka kthyer progresin tre hapa mbrapa, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.
“Çështja e Kosovës është shumë e ndërlikuar, që të presim një zgjidhje në vitin 2019, veçanërisht pasi jemi në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Kemi një administratë në Bruksel e cila është në largim dhe nuk besoj që prej tyre mund të pritet ndonjë angazhim serioz”, ka thënë Ljajiq.