Kryetari tjetër i Guxo, Faton Peci, ka thumbuar tash deputeten e larguar, Doarsa Kicën bashkë me deputetin e LDK-së, Agim Veliu, duke thënë se të gjithë ata që duan ta devijojnë vullnetin politik të qytetarëve, mesazhin më të mirë e marring nga ta.

“Të gjithë ata që dëshirojnë ta devijojnë vullnetin politik të qytetarëve, e njëri nga ta ka qenë nga Podujeva e ka marrë mesazhin e mirë të qytetarëve tanë, dhe nga ajo fazë ka fillu procesi i ndryshimeve rrënjësore në Kosovë, dhe mënyrën e konceptimit të politikbërjes në Kosovës, për shkak se çdo herë matësi më i mirë ose barometri kryesor i ndryshimeve në vend është besimi qytetar”, është shprehur Peci.