Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë.

Po ashtu, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në tetor të gjithë pensionistët me pensione nën 500 euro do të marrin shtesën prej 100 eurove. Ndërsa për studentët ka thënë se do t’i marrin nga 100 euro në muajin nëntor.

Në mbledhje, ministri Murati ka deklaruar se këtë javë janë bërë pagesat e dyfishta të skemave sociale në vlerë 6 milionë euro për 25 mijë familje.