Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka treguar se prezantimi i pakos së re financiare, dëshmon se Qeveria Kurti çdo cent të mbledhur nga qytetarët, e kthen përsëri tek ata.

“Kjo qeveri çdo cent që e mbledh që paguajnë qytetarët, e kthen te qytetari përsëri, mirëpo prioritet të jena ata që kanë më së shumti nevojë”, ka pohuar Murati, shkruan Reporteri.net.

Kurse Murati foli edhe sa i përket subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, me ç’rast tha se kjo masë do fillojë që nga muaji shtator, andaj është e rekomandueshme që secili qytetarë duke filluar nga ky muaj, të kursejnë sado që është e mundur energjinë elektrike.

Ndërkaq, Murati tha se projektligji për punë publike, do procedohet po ashtu edhe në Qeveri e Kuvend për miratim.