Lokale - eSIMy

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Podujevës.

Së bashku me kandidatin e VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqin, kanë vizituar sot komunitetin ashkali.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës është zotuar se në mandatin e tij të plotë do t’i zgjidhin problemet me të cilat preokupohen të gjithë qytetarët.

“Bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam komunitetin ashkali në dy zonat ku ata banojnë në qytet. Ne jemi mirë të informuar për nevojat e tyre, me marrjen e mandatit të ri do të punojmë maksimalisht që t’ju bëjmë zgjidhje të banimit, rregullimin e infrastrukturës rrugore e punë të tjera në interes të këtyre banorëve e në interes të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Bulliqi.