Khabib Nurmagomedov bëri emër të madh te tifozët kosovar të arteve marciale, pas fitores së fundit.

Në Las Vegas, këtë muaj, mundësi rus, mposhti Conor McGregor, për ta mbajtur epitetin e të pamposhturit.

Dhe së fundmi, një ministër kosovar ka pasur rastin të takohet me Nurmagomedov. Bëhet fjalë për të parin e MZHE-së, Valdrin Lluka, i cili ka pasur rastin të takohet me mundësin e njohur të UFC-s.

Madje, Lluka ka ironizuar në përshkrimin e kësaj fotografisë, duke thënë se Khabib nuk ka pranuar të përballet me të.

”Me Khabib Nurmagomedov, i cili nuk pranoi në asnjë moment të dalë në ring me mua”, shkroi Lluka.

Me Khabib "the Eagle" Nurmagomedov, i cili nuk pranoj në asnjë moment me dal n'ring me mu ?

Publiée par Valdrin Lluka sur Lundi 29 octobre 2018