Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviç thotë se ai pret presion të madh ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mbi Kosovën, kur Joe Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë.
Një një intervistë, ministri serb tha se Perëndimi do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës para se Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian, raportojnë mediat serbe.
Popoviç nuk përjashton mundësinë që Madeleine Albright, të jetë pjesë e administratës së Biden për ta mbështetur Kosovën, por ai thotë se është i bindur se Serbia do të jetë në gjendje t’i përgjigjet presionit dhe kështu të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe pozicionin ndërkombëtar.
“Nuk është më e njëjta kohë me vitet 1990, kur ata vendosën sanksione dhe bombarduan Serbinë. As Serbia nuk është e njëjtë, as pozicioni ynë ndërkombëtar nuk është i njëjtë, as bota nuk është e njëjtë. Unë mendoj se Serbia sot është në një pozitë me forcën e saj ekonomike dhe ndërkombëtare partneritetet ruajnë interesat e saj shtetërorë dhe kombëtarë”, tha Popoviç në një intervistë me Novosti.
Në urimin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia dërgoi Joe Biden, i tha se shpresonte që të vazhdonte bashkëpunim të njëjtë sikur me ish-presidentin Donald Trump.
Kujtojmë që Biden gjithmonë thoshte se Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme dhe Kosova e pandashme.






