Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për pritjet e bashkëatdhetarëve nëpër pikat kufitare me Serbinë.
Gashi aty bëri të ditur se pritjet mesatare janë tre deri në pesë minuta, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, këto pritje po ndodhin për shkak të kontrollave të rrepta nga autoritetet serbe.
Kujtojmë, se tash e një kohë të gjatë nëpër pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë po shkaktohet kolona të gjata, gjë që po shkakton vonesa të mëdha tek bashkëtatdhetarët që vijnë për të kaluar pushimet në Kosovë






