Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky është pyetur, se nëse vendi është i përgatitur për një sulm më të fuqishëm rus, duke përfshirë Kievin dhe qytetet tjera.
“Armiku çdo ditë dergon më shumë forca, por forcat tona të armatosura po shkatërrojne gjithcka që po kërcenon Kievin. Kievi mbetet vendi i goditjes kryesore”, tha ai, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
“Çdo ditë ne po përgatitemi për çdo sulm, përfshirë edhe në Kiev. Kjo përfshin mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, Gardën Kombëtare, Policinë Kombëtare, Shërbimin e Sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes”, shtoi ai.
“Ne e kuptojmë që e kemi qartë në kontroll situatën në qytet në përgjithësi, por ka shumë çështje që vendosen çdo orë apo edhe çdo minutë”, përfundoi Monastyrsky.






