Lokale - eSIMy

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha dje se ai mendon se vendi ka nevojë për një mbyllje që zgjat 10 deri në 14 ditë në mënyrë që të kontrollojnë përhapjen e shpejtë të infeksionit të koronavirusit.

“Nëse i shikojmë numrat, duke përfshirë edhe numrin e sotëm, në fakt na duhen edhe të paktën 10 deri në 14 ditë, gjatë të cilave me të vërtetë do të çaktivizojmë kontaktet, lëvizshmërinë tonë”, tha ai.


Sipas Spahn, Gjermania ka nevojë për karantinë gjatë pushimeve të Pashkëve sikur vitin e kaluar, kur qytetarëve u është thënë qartë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo kontakt.

Spahn gjithashtu tha se Gjermania ka të ngjarë të fillojë t’i japë vaksinat Johnson & Johnson kundër Covid-19 nga mesi i prillit./express