Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka quajtur “rrenë të dekadës”, deklarimet e zyrtarëve qeveritarë, se nënshkrimin e marrëveshjes për minishengenin e ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një shkrim të tij në Facebook, Abazi ka thënë se deklaratat e tilla janë gënjeshtra.

Minischengenin e paska kerku Trump- rrena e dekadës!

Gepostet von Haki Abazi am Mittwoch, 9. September 2020

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Hoti, deklaroi se anipse ka qenë më herët kundër minishengenit ballkanik, ai e ka pranuar këtë gjë, pas kërkesës së presidentit amerikan, Trump.

Deklarime të tilla kanë ardhur edhe nga ana e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.