Minatorët e Artanës tash e një javë nuk po punojnë në minierën e Marecit.
Ata po mbajnë grevë duke kundërshtuar ushtruesin e detyrës së drejtorit, Basri Kokolli, i caktuar nga bordi i drejtorëve.
Sipas grevistëve Kokolli nuk e meriton këtë pozitë meqë në pozitat e më hershme udhëheqëse më shumë ka anuar kah drejtorët sesa nga punëtorët.
Por Basri Kokolli i mohon kritikat. Kokolli thotë se tash e 37 vite punon në minierë, është master i xehetarisë, ka përvojë pune të kërkuar por problemi sipas tij qëndron te punëtorët të cilëve ky nuk ju përshtatet, meqë ata mungojnë e nuk janë të përgjegjshëm në punë, për çka ky edhe i ka gjobitë e do ta bëjë tutje.
Kryesuesi i bordit të drejtorëve, Basri Hasani, i tha Klan Kosovës se punëtorët mund të suspendohen nga e mërkura nëse vazhdojnë ta bojkotojnë punën, meqë ata nuk e përzgjedhin drejtorin por këtë gjë e bënë bordi dhe i caktuari aktual si ushtrues detyre, është meritor për pozitën.