Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin e Milloshevës, ky dy fëmijë kanë humbur tragjikisht jetën në një gropë me ujë.

Fëmijët e moshës 9 dhe 11 vjeç dyshohet se kishin shkuar të laheshin.

Së bashku me ta kishte qenë edhe një fëmijë tjetër, i cili fatmirësisht kishte arritur të dilte nga uji dhe kërkoi ndihmë nga qytetarët në rrethinë

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës e tëra ngjarje kishte ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së marte.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Sot më, 16.06.2020, rreth orës 15:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit, në një hapësirë me ujë, në formë të një liqeni të vogël artificial, me thellësi disa metra, tre fëmijë (dyshohet se kishin shkuar të laheshin) dhe dy nga ata, të moshës nëntë dhe
njëmbëdhjetë vjeçar, nuk kanë arritur të dilnin nga uji.

Fëmija i tretë, me vrap ka shkuar dhe kërkuar ndihmë nga qytetarët më të afërt. Po ashtu policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më ekipin mjekësor. Një qytetar ka arrit ta nxjerr nga uji njërin fëmijë. Qytetari dhe ekipi mjekësor i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës, por bazuar në konstatimet e mjekëve trupi ishte pa shenja jete.

Në vend-ngjarje janë ftuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së. Ata, pas një kërkimi, kanë arritur që rreth orës 17:10 ta gjejnë edhe trupin tjetër, i cili po ashtu bazuar në konstatimet e ekipeve mjekësore që ishin në vend-ngjarje ishte pa shenja jete. Në vend të ngjarjes ka dal prokurori dhe kryetari i Komunës së Obiliqit.

Njësitet relevante policore, përfshirë hetues policorë dhe krim-teknika, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Bazuar në vendimin e prokurorit, dy trupat e pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti iniciohet si ‘hetim mbi vdekjen’. Rasti do të kompletohet nga hetuesit policorë me deklarata, dëshmi relevante dhe raportin nga IML-ja.