Afaristi kosovar, Ramiz Kelmendi, ka dalë me një propozim për zgjidhjen e ngërçit mes grevistëve dhe Qeverisë së Kosovës. Por, në propozim ka bërë gabim elementar në mbledhje.

Kelmendi ka kërkuar që të gjendet “mesi i artë” mes ofertës së Qeverisë dhe shumës që po kërkohet nga sindikalistët.

Mesi i këtyre dy shumave është 75 euro, por Kelmendi ia ka huqur duke thënë 85 euro.

“Një mes i artë prej 85.00 eurosh duhet të hapte rrugën e bashkëbisedimit të mëpastajm mes palëve dhe arsyetimit të vlerave tjera.” – ka thënë afaristi, që kishte qenë edhe deputet.