Dejan Lovren mund të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mbrojtësi kroat ka humbur pozitën e titullarit te The Reds nga kamerunasi Joel Matip.
Kësisoj Lovren ka kërkuar largimin nga Anfield për të gjetur një skuadër ku mund të luaj rregullisht.
Milani është skuadra që ka shprehur më së shumti interesim për të nënshkruar me kroatin.
Rossonerët po dëshirojnë ta bëjnë një tandem të fortë me Lovren e Romagnoli për edicionin e ardhshëm.
Milani ka gati një ofertë prej 15 milionë euro si dhe pesë të tjera bonuse, por kjo nuk po e kënaq Liverpoolin.
Kampionët e ri të Evropës po duan vetëm 25 milionë euro për ta lënë të lirë kroatin.