Gazetari Milaim Zeka ka bërë të ditur se është kërcënuar në rrjetet sociale.

Zeka ka thënë se përmes një videoje në Tik-Tok është kërcënuar nga një person i cili thotë: “Pas emisionit të fundit je i vdekur”.

Zeka në Kanal 10 ka thënë se ky është kërcënim terrorist për shkak se po kërcënohet për shkak të mendimeve e analizave të tij.

Ai thotë se videoja është hequr, por policia tashmë e ka në dorë dhe po kryen hetimet.