Ish-deputetja Mevlyde Mezini-Saraçi ka thënë se do ta padis deputeten Flora Brovina.
Brovina sot tha se ish-deputetja Mezini-Saraçi bashkë me një person tjetër ia ka dhënë më 2003 fotografinë që ajo dje e ka shfaqur në Kuvend.
“Unë nuk po i shpalli luftë askujt, vetëm se kërkoj të drejtën time”, ka thënë Mezini-Saraçi para mediave.
“Nuk e pranoj përcjelljen e pafajësisë si fajësi për të dhënë dëshmi për një fotografi që nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë”.
“Unë besoj në drejtësi dhe do ta kisha çuar në Prokurori atë fotografi. Unë ju kërkoj falje të gjithë atyre që e kanë përjetuar këtë rast”.
“Emri im është keqpërdorur. Unë nuk e di a e ka bërë me qëllim, por emri është përdorur gabimisht. Unë do të shkoj të jap deklaratë në polici, të cilët më kërkuan të hënën në mëngjes të paraqitem në polici”.
“Patjetër do ta padisë, kjo është shpifje kundër një ish-deputeteje, dhe një gruaje që është marrë gjithë jetën me Kosovën”.






