Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dje ka qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast ka zhvilluar takime edhe liderin e LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Meta ka thënë se ju ka uruar fitoren në zgjedhje, duke thënë se Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

“Dje në Prishtinë falënderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në Facebook.

Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 4. Dezember 2019