Teksa në Maqedoni po zhvillohen votimi për referendumin për ndryshimin e emrit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta apelon për shqiptarët atje që të marrin pjesë masivisht në votim
Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë kanë sot mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë
Postimi i plotë i Metës:
Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë.






