Mësuesja Besartë Gashi, ishte fituese e një trajnimi online që u mbajtë në nivel komune – ku fitoi disa pajisje si; printer, toner dhe letër të formatit A4, shkruan Llapi.info.
Ajo vendosi që këto pajisje mos t’i shfrytëzoj për vete, por t’i jap për shkollën “Elfir Behrami”, në fshatin Metehi.
Në njoftimin e shkollës, falenderohet mësuesja për këtë gjest.
Shkrimi i plotë nga shkolla;
Mësuesja #Besartë Gashi shkollës tonë ia solli një printer, toner dhe letër të formatit A4, me punën dhe angazhimin e treguar gjatë një trajnimi që është mbajtur online, ku mësuesja #Besartë ishte në mesin e fitueseve në nivel komune, e cila tregoi performancë të shkëlqyer gjatë atij trajnimi.
Krah i suksesit të saj ishin edhe mësuesit tjerë klasorë, të cilët po ashtu kanë treguar performancë të mirë.
Drejtoria e shkollës, mësueses #Besartë dhe mësuesve tjerë iu uron suksese të vazhdueshme!
Ju faleminderit!
Me respekt,
Drejtoria e shkollës






