Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, bashkë me disa anëtarë të Këshillit Grevist ka qëndruar sot tek shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Ai pati bashkëbisedim me mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Disa nga ta i kërkuan që ta ndërpresin grevën dhe të vazhdojë mësimi.

“Bëhu më burrë se ata që të kanë fyer. Ndërprite grevën”- thanë ata.

Ndiqeni momentin e debatit mes Rrahman Jasharajt dhe mësimdhënësit, të publikuar nga EkonomiaOnline përcjell Klankosova.tv