Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për karrierën e tij duke thënë se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është trajneri më i mirë me të cilin ka punuar.
Messi ka dhënë një interviste për mediumin RAC1, ku ka zgjedhur trajnerin më të mirë gjatë karrierës së tij.
“Unë mendoj se Guardiola, dhe Luis Enrique është shumë afër”, deklaroi Messi për RAC1.
Ylli argjentinas ka vazhduar tutje duke folur se me cilin trajner e ka pasur kohën më të mirë në karrierën e tij.
“Është e vështirë të zgjedh një, sepse unë kam qenë me fat të jetoj shumë”.
“Por, mendoj se epoka e Guardiolas ishte një nga momentet më të mira të mia si lojtar dhe për gjithçka”, përfundoi argjentinasi.