Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, stinorin e kaluar e ka vlerësuar si mjaft të çuditshëm.

Në një intervistë për “FIFA.com”, ai ka treguar se si humbja nga Liverpooli 4:0 në “Anfield Road” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka ndryshuar çdo gjë, transmeton Koha Ditore.

“Stinori ishte i çuditshëm. Ne kishim një stinor fantastik si skuadër dhe më pas një ndeshje ndryshoi çdo gjë (ajo humbje në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit). Ishte zhgënjim i madh saqë nuk i kushtuam ndonjë rëndësi më ligës dhe nuk u përgatitëm si duhet për finale të Kupës së Spanjës. Ishte goditje e madhe për ne. Ajo ndeshje la shenjë në një stinor që kishte qenë perfekt deri në atë moment. Ne ishim aq afër të arrinim edhe në një finale të Ligës së Kampionëve, por përfundoi si një fushatë e dhimbshme”, ka thënë Messi, që të hënën për herë të gjashtë u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, që është rekord.

Messi në konkurrencë ka mposhtur Virgil van Dijkun e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit. Ai është pyetur edhe për rivalitetin me Ronaldon dhe se si njerëzit befasohen kur i shohin ata bashkë….(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.