Lokale - eSIMy

David Beckham tashmë po krijon terrenin për një transferim të ardhshëm për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, duke folur me argjentinasin për një transferim kur të përfundojë kontrata e tij në Paris.

Një kalim në Major League Soccer mbetet në planet e karrierës së Messit para se të tërhiqet, dhe ai ka qenë në kontakt me Beckham për të diskutuar një transferim në Inter Miami.

Madje thuhet se Messi ka qenë në Miami në fillim të kësaj vere, ku bleu jo më pak se gjashtë apartamente, ndoshta në përgatitje për lëvizjen e tij të ardhshme.

Marrja e një emri të madh në të ardhmen e afërt është një nga përparësitë kryesore të Beckham.

Ish lojtari i Manchester United ka qenë duke e përcjellë nga afër situatën e Cristiano Ronaldos në Juventus, por mendohet se Messi është në krye të listës së dëshirave të tij.

Bashkëpronari i klubit, Jorge Mas është gjithashtu i fokusuar në zbarkimin e Messit, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.

“Unë jam optimist që Messi do të luajë me një fanellë të Inter Miami sepse mendoj se do të përfundojë trashëgiminë e lojtarit më të madh në brezin tonë dhe do të takohet me ambiciet e pronarëve të Inter Miami për të ndërtuar një ekip të klasit botëror,” tha Mas.

“David dhe unë kemi punuar shumë, ne kemi aspirata për të sjellë lojtarët më të mirë këtu dhe Messi është një lojtar brezash, padyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”.

Messi është angazhuar për të paktën dy vjet në Paris dhe mund të zgjedhë të nisë vitin e tij të tretë nëse mbetet i lumtur, që do të thotë se mund të jetë 37 vjeç kur të jetë i lirë për lëvizjen e tij të ardhshme.